Çifti mërgimtar, Shemsedin dhe Mervete Sopaj, janë varrosur në Malishevë, pasi vdiqën dje tragjikisht nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Çifti Sopaj po ktheheshin në vendlindje kur ndodhi aksidenti tragjik, njofton Klankosova.tv.
Ata ishin bashkë me dy fëmijët e tyre të cilët kanë shpëtuar, dhe aktualisht po trajtohen në spital, njëri në Ortopedi e tjetri në Neurokirurgji.