Një 66-vjeçar i pastrehë vdiq pasi u kafshua nga dy qen Pitbull.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Cerignola, në zonën e Foggiano, Itali.
Nga informacionet paraprake mësohet se dy kafshët ishin të lira kur sulmuan 66-vjeçarin, i cili ishte me origjinë nga Evropa Lindore.
Një kalimtar që ka dëgjuar britmat e viktimës thirri menjëherë karabinierët.
Kur karabinierët arritën ata gjetën pronarin e dy qenve, një polak që jetonte në një fermë aty pranë, i cili po përpiqej t’i mbante kafshët larg viktimës.
Edhe pronari i qenve është kafshuar në dorë.
Dy Pitbullët u qetësuan dhe iu besuan shërbimit veterinar të ASL të Foggia. Policia po heton ngjarjen./abcnews.al/