Një vajzë 5-vjeçare ka humbur jetën pasi është kafshuar nga një gjarpër teksa luante kukafshehti.
Fëmija ishte duke luajtur në shtëpinë e saj, në Bihar të Indisë kur u sulmua nga zvarraniku.
Vogëlushja u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk ishin në gjendje ta trajtonin dhe ajo humbi jetën.
40 gjarpërinj u zbuluan në zonë pas incidentit, thanë burimet lokale, transmeton The Mirror.
Gjarpërinjtë u futën në thasë për tu larguar nga shtëpia.
Ata u lëshuan në një pyll aty pranë sipas medieve lokale/abcnews.al/