Një fëmijë nëntë vjeçar i ka shpëtuar vdekjes nga një sulm krokodili në distriktin Chibuto të provincës jugore të Mozambikut të Gazës, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Vajza ishte duke notuar në lumin Limpopo kur ndodhi ngjarja.
Ajo tha për mediat lokale se kur kuptoi se ishte nën sulm, u përpoq të gërvishtte hundën e zvarranikut, i cili para se ta lëshonte, i shkaktoi lëndime të rënda njërës nga këmbët.
“Krokodili më kapi dhe më tërhoqi zvarrë kështu që unë e godita dhe ia gërvishta hundën [grusht]. Pastaj krokodili më lëshoi menjëherë dhe më hodhi”, tha ajo për transmetuesin shtetëror Radio Mozambique.
Ajo u dërgua menjëherë në një spital lokal ku u shtrua.
Marta Moiane, drejtoreshë në spital, tha se vajza ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Dr Moiane tha se ky ishte pranimi i dytë në spital këtë vit nga një sulm krokodili.
Sulmet e krokodilëve janë të zakonshme në lumenjtë kryesorë të Mozambikut dhe degët e tyre./FolDrejt/