Dhjetë persona kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi që të njëjtit u kapën duke luajtur bixhoz.
Rasti ka ndodhur në komunën e Deçanit, fshatin Isniq, mbrëmë, rreth orës 22:30, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët kompetentë komunalë./FolDrejt/