Një aksion policor është zhvilluar në komunën e Gjakovës e që ka rezultuar me arrestimin e 7 personave nën dyshimet për bixhoz të paligjshëm.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:00, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur policia, pas informatave se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit, kanë ndërhyrë njësitë përkatëse.
“Gjatë kontrollit në atë lokacion janë hasur dhe arrestuar shtatë persona të cilët ishin duke luajtur lojën e fatit të ashtuquajtur “Barbut”.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari me inicialet P. P., i lindur në vitin 1963, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ishte organizatori i lojës dhe pronari i lokalit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/