Luljeta Demolli, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore ka kërkuar dorëheqjen e deputetes Duda Balje nga Grupi Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës ku ajo është kryetare.
Kjo pasi Balje ka dalur kundër votimit të ndryshimeve në Kodin Civil, që lejon martesat e gjinisë së njëjtë.
Balje tha se nuk del kundër fesë e as kundër vlerave familjare me të cilat është rritur.
Kreu i AKR-së dhe deputeti Behgjet Pacolli propozimin e Demollit për shkarkimin e Balje e ka konsideruar të pavend dhe të nxituar.
Pacolli tha se Duda Balje zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetët edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar.
“Deputetja Duda Balje u zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetët edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar. Mendoj se propozimi i znj. Luljeta Demolli, për shkarkimin e znj. Balje ishte i pavend dhe i nxituar”, shkroi Pacolli.
Ndërkaq, ndaj ndryshimeve të Kodit Civil, ka reaguar edhe AAK.
“Grupi parlamentar i AAK-së do te votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili përmban edhe pjesën sipas të cilës do të lejoheshin martesat brenda së të njëjtës gjini. Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohshëm”, thotë ai./Telegrafi/