Karim Benzema ka refuzuar ofertat e shumta fitimprurëse nga PSG për të nënshkruar me ta falas verën e ardhshme, raporton El Nacional, përcjell Fol Drejt.
PSG janë të gatshëm t’i paguajnë Benzemas një pagë të madhe pasi duan të ndërtojnë një dyshe sulmuese me protagonist atë dhe bashkëlojtarin e tij në Francë, Kylian Mbappe.
Megjithatë, raporti thotë se pavarësisht pagave të larta të ofruara nga PSG, Benzema nuk do të nënshkruajë për ta për shkak të respektit për klubin e tij të parë Lyon./FolDrejt/