Sipas televizionit shtetëror të vendit SVT, thuhet se një 35-vjeçar i kërkuar nga Türkiye me njoftim të kuq për mashtrim është vendosur të ekstradohet në Türkiye.
Njoftohet se Suedia ka vendosur të ekstradojë një person të kërkuar nga Türkiye me njoftim të kuq për mashtrim, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas televizionit shtetëror të vendit SVT, thuhet se një 35-vjeçar i kërkuar nga Türkiye me njoftim të kuq për mashtrim është vendosur të ekstradohet në Türkiye.
Duke vlerësuar vendimin e Gjykatës së Lartë, ministri suedez i Drejtësisë dhe i Brendshëm, Morgan Johansson, theksoi se kjo është një situatë rutinë.
Theksohet se personi që jeton në Suedi që nga viti 2011 dhe ka aplikuar për azil gjatë kësaj periudhe është dënuar me 14 vjet burg në Türkiye për mashtrim.
Gjithashtu pretendohet se personi në fjalë është konvertuar në krishterizëm për të mos u ekstraduar në Türkiye./FolDrejt/