Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka shpjeguar se Kalvin Phillips nuk ishte në protokoll për ndeshjen kundër Liverpoolit në Kupën e Ligës, sepse ai ka shtuar peshë.
Pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës me kombëtaren e Anglisë, Kalvin Phillips iu rikthye klubit me mbipeshë.
“Ai nuk është i lënduar. Ai u kthye në mbipeshë. Nuk e di si dhe pse. Ai nuk u kthye në klub në një gjendje që të mund të stërvitet dhe të luajë ”, tha Guardiola, i cili gjithashtu tha se është habitur pasi kuptohet që kombëtarja ka një ekip të tërë dietologësh që kujdesen për lojtarët.
“Kur të jetë gati, do të luajë sepse ne kemi nevojë për të”, ka shtuar ai, por nuk ka dashur të vazhdojë më tej në këtë temë.
“Është temë për bisedë private me Kalvin”, përfundoi ai, transmeton Fol Drejt.