Një person ka ndërruar jetë pas lëndimeve që ka marrë derisa po drejtonte një traktor.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 17:00, në Zveçan, transmeton Fol Drejt.
Raporti 24-orësh bën me dije se viktima mashkull kosovar duke drejtuar traktorin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore.
Tutje thuhet se pas arritjes në spitalin rajonal, viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore./FolDrejt/