Ata thuhet se do të mbërrijnë në stacionin hapësinor nesër, 29 orë pas nisjes së tyre në mesditë nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s.
Raketa “SpaceX” u nis sot drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), dhe ekuipazhi përbëhet nga astronautë amerikanë dhe japonezë, së bashku me një grua ruse.
Kjo është hera e parë në 20 vjet që një kozmonaut rus ka fluturuar nga SHBA, pavarësisht tensioneve që rrethojnë luftën në Ukrainë, shkruan AP, përcjell Fol Drejt.