Një shqiptar në Itali u mbyll në shtëpi, i vuri flakën banesës dhe kur karabinierët mbërritën u hodh mbi ta me shqelma dhe grushte.
Ushtarët e Stacionit Biassono (Monza dhe Brianza) arrestuan në flagrancë 33-vjeçarin me akuzën e zjarrit, dhunës dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik.
Ditën e djeshme banorët e një godine në Macherio kishin lajmëruar Qendrën Operative të Kompanisë Monza se po ndjenin një erë të fortë tymi që vinte nga një apartament.
Patrullat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes dhe gjetën derën e mbyllur. Shqiptari bërtiste se i kishte vënë flakën banesës me benzinë dhe donte t’i vriste të gjithë.
Kur u bind ta hapte derën, ai rezistoi duke sulmuar karabinierët që arritën ta bllokonin.
Zjarrfikësja arriti të shuante zjarrin para se të përhapej në shtëpitë e tjera dhe të evakuonte banorët e 20 familjeve.
Flakët shkatërruan plotësisht banesën e shqiptarit. Dy karabinierë u transportuan në spitalin San Gerardo në Monza për shkak të tymit që thithnin.
Autoriteti Gjyqësor ka vërtetuar arrestimin./abcnews.al/