Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin e ardhshëm.
Buxheti për vitin 2023 parashihet të jetë me vlerë mbi 3.2 miliardë eurosh, transmeton Fol Drejt.
Nga 65 vota, 64 ishin për dhe një kundër. I vetmi kundër nga LVV ishte deputeti Fatmir Humolli.
Partitë opozitare nuk u bënë pjesë e votimit./FolDrejt/