Është arrestuar pronari i një lokali në Pejë, pasi i njëjti ka organizuar lojëra fati.
Si prova materiale në vendin e ngjarjes janë konfiskuar letra dhe çipa të bixhozit, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit–bixhoz”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.