Dy trafikantë të drogës u ekzekutuan në Singapor, pavarësisht kundërshtimeve të organizatave të të drejtave të njeriut.
Aktivistët thanë se Kalwant Singh nga Malajzia dhe Norasharee Gous nga Singapori u ekzekutuan, duke thënë se ekzekutimet paraqesin shkelje të të drejtave ndërkombëtare të njeriut, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Organizata Amnesty International raportoi se Singapori është një nga katër vendet që vendosin dënimin me vdekje për trafikun e drogës.
“Dënimi me vdekje nuk është zgjidhje dhe cilado qoftë arsyeja, ne jemi kundër saj. Nuk ka asnjë provë se kjo parandalon krimin”, tha Emerlynne Gill, zyrtare rajonale e Amnesty International.
Organizatat e të drejtave të njeriut u bënë thirrje autoriteteve në Singapor që të ndalojnë ekzekutimet ose, siç thuhet, “të shmangin ekzekutimet si një hap drejt largimit nga ky lloj dënimi i turpshëm dhe çnjerëzor”.
Human Rights Watch përsëriti thirrjet e saj për t’i dhënë fund ekzekutimeve për krimet e lidhura me drogën në Singapor dhe ulje të dënimeve për të dënuarit me vdekje.
Aktivistët thonë se Kalwant, i cili u dënua në vitin 2016 për “shpërndarje” të heroinës në Singapor, apeloi, duke argumentuar se ai ishte vetëm një korrier dhe bashkëpunoi me policinë përpara ekzekutimit të tij, por ankesa e tij u refuzua nga gjykata më e lartë e Singaporit.
Me ekzekutimet e fundit, numri i të dënuarve me vdekje për trafik droge në Singapor ka shkuar në katër./FolDrejt/