Jo vetëm në Angli, por duket se shqiptarët kulturën e kultivimit të kanabisit, po e shpërndajnë dhe praktikojnë të të gjithë europën.
Së fundmi policia greke ka vendosur në pranga tre persona midis tyre edhe një shtetas shqiptar për kultivim kanabisi në Larisa.
Në pranga janë vendosur një 62-vjeçar së bashku me djalin e tij 24 vjeç dhe një shtetas shqiptar 53 vjeç. Ndërsa është shpallur në kërkim një 29-vjeçar nga Larisa.
Policia ka konfiskuar rreth 12 kilogramë kanabis, ndërsa ka konfiskuar edhe përbërësit e kultivimit hidroponik që autorët kishin vendosur në bodrumin e një shtëpie në fshatin Sotiricë./abcnews.al/