Policia e Kosovës, Stacioni policor në Prizren, ka ndaluar për 48 orë një të dyshuar pasi në rrjete sociale është parë duke e rrahur vajzën e tij të mitur.
Sipas policisë, nga e mitura dhe babai i saj janë marrë deklaratat, teksa bëhet e ditur se e mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor
“Është marrë deklarata nga i dyshuari, i cili ka pohuar se në video-incizimin e shpërndarë në rrjetet sociale është ai dhe vajza e tij”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, në njoftim thuhet se vendimi për ndalim prej 48 orësh është marrë nga prokurori kujdestar, departamenti për krime të përgjithshme.