Në Zvicër një grua ishte paraqitur si police duke arritur t’i merrte 34 mijë franga (32 mijë euro), një gruaje tjetër.
Konkretisht rasti ka ndodhur në St.Gallen.
Mashtruesja i ka telefonuar 66 vjeçares, të enjten e 6 janarit duke i thënë asaj se ishin arrestuar dy burra të cilët kishin me vete një fletore me emrin e gruas dhe vendbanimin.
Ajo i tha të moshuarës se tani ishte e rëndësishme që ajo të dorëzonte në polici të gjitha paratë që kishte në shtëpi dhe në bankë.
66 vjeçarja e dëgjoi dhe ia plotësoi asaj kërkesën duke futur mbi 34 mijë franga në një zarf.
Policia e Kantonit të St.Gallen njofton se raste të tilla ka goxha shumë të cilët po ndodhin kohëve të fundit, shkruan Tagblatt.ch