Për shkak se një ushtar gjerman për arsye religjioze kishte refuzuar shtrëngimin e duarve me gratë, ai ishte shkarkuar nga ushtria. Tashmë përkrahje për vendimin e ushtrisë ka ardhur edhe nga Gjykata e Koblencit, që veprimin e ushtarit religjioz e ka cilësuar si rrezik për unitetin e trupave ushtarake, shkruan SPIEGEL, përcjell foldrejt.com.
Vendimi ka ardhur si pasojë e thyerjes së diciplinës ushtarake dhe jo si pasojë e detyrave fetare muslimane, tha mes tjerash gjykatësi gjerman.
Ushtari është gjerman i konvertuar në musliman, i cili kishte paditur ushtrinë e tij në Gjykatë, por që vendimi u shpall kundër tij./Foldrejt.com