Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ali Vitia’ në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka refuzuar t’ia jap paratë dhe më pas është përleshur me të dyshuarin, transmeton Fol Drejt.
“Rr. Ali Vitia, Prishtinë, 08.02.2022 – 17:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuarës se deri sa ishte në vendin e punës aty ka hyrë një person me armë me gaz dhe nën kërcënimin e armës ka kërkuar para nga viktima, viktima ka refuzuar t’i jap paratë dhe janë përleshur mes vete. I dyshuari gjatë ikjes ka shtëne me armë” – thuhet ndër të tjera në raport.
Po ashtu bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime në dorë gjatë përleshjes me të dyshuarin.
Policia njofton se rasti në fjalë, është duke u hetuar./FolDrejt/