Një aksident fatal i ka marrë jetën një 32-vjeçari shqiptar në Itali mbrëmjen e djeshme.
Ngjarja ka ndodhur në Corso Regio Parco pranë varrezave monumentale të Torinos. Për arsye ende të paqarta, një Ford Fiesta është përplasur me dritën e rrugës dhe më pas në një pemë.
Nga përplasja humbi jetën Olti Hysenaj, 32-vjeçari shqiptar me banim në qytet.
Ai ishte vetëm në makinë në momenti e përplasjes dhe u hodh nga kabina, shkruajnë mediet italiane. Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e emergjencës, por nuk kishte asgjë për të bërë./abcnews.al/