Një person e ka pësuar keq tek u përpoq të ndërmjetësonte në mosmarrëveshjen mes tre të dyshuarve.
Rasti ka ndodhur në Vllashnje, rreth orës 22:20, të 14 korrikut, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, viktima mashkull kosovar derisa ka tentuar të ndërmjetësojë është goditur me një mjet të mprehtë (thikë) nga njëri prej të dyshuarve.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore./FolDrejt/