Një gjeneral i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) është arrestuar gjatë një përpjekje për tu larguar në Hungari. Sipas Byrosë Shtetërore të Hetimit, oficeri i lartë përdori dokumente false për të kaluar kufirin, shkruan la repubblica.
Lajmi vjen pasi Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi se kishte shkarkuar nga shërbimi dy gjeneralë.
“Unë nuk kam kohë të merrem me tradhtarë,” tha Zelensky, duke vlerësuar përpjekjet e personelit të tjerë të SBU gjatë luftës. Ai ka thënë se “kushdo që e shkel betimin e besnikërisë ndaj popullit ukrainas, do të privohet nga gradat ushtarake”
Ligji ushtarak ka hyrë në fuqi në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.