Është bërë përurimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë e familjes së Ibrahim Gashit, i cili gjatë viteve 1991-1998 zhvilloi mësimin në shtëpinë e tij për nxënësit e asaj kohe.
Të pranishëm në këtë përurim ishin kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Kurti u shpreh:
“Ibrahim Gashi me veprën dhe jetën e tij ka dhënë si rrallëkush, andaj ne jemi përjetë mirënjohës dhe falënderues. E di që ka ndërruar jetë një vit përpara shpalljes së pavarësisë, por e di që gjithë jetën e tij e ka pasur për liri, pavarësi e bashkim. Prandaj ky moment është shumë i veçantë jo vetëm për familjen e tij por për gjithë ne, për gjithë ne që e kemi njohur, por edhe për të gjithë, pasi sot i gëzojnë frytet e kontributit të tij.”, ka thënë Kurti, transmeton Fol Drejt.
Ndërkaq Nagavci tha se ndodhen aty për të shprehur respektin dhe falënderimin e tyre për kontributin e Ibrahim Gashit.
“Jemi këtu për me e shpreh respektin dhe falënderimin tonë. S’e kemi pasur lehtë me vendosë për shtëpinë se janë me mijëra familje, por jo rastësisht kemi ardhur këtu për kontributin e vazhdueshëm të zotëri Ibrahim Gashi dhe të gjithë qytetarët që kanë prishur rehatinë e tyre ku dhomat e gjumit e te prijtjes i kanë kthyer në klasa për të mbajtur gjallë arsimin”, ka thënë Nagavci.
Në fund Kurti ndau edhe një mirënjohje për familjen e Gashit./FolDrejt/