Një grua, e cila u raportua nga familjarët se ishte zhdukur pasi kishte shkuar në vizitë tek të afërmit e saj në drejtim të Serbisë, është gjetur e vdekur.
Kështu ka njoftuar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
Sipas njoftimit thuhet se ajo është gjetur në brezin kufitare me Serbinë, ku edhe kishte rënë në humnerë.
“Pas një kërkimi disa ditorë për gjetjen e gruas nga Zubin Potoku, së bashku me Policinë e Kosovës u bë e mundur gjetja dhe tërheqja e trupit nga një vend i vështirë në brezin kufitar me Serbinë”, ka njoftuar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, përcjell Fol Drejt.