The Guardian ka raportuar se Policia ACT në Australi ka gjetur trupin e një djali tetë vjeçar i cili ishte zhdukur, pasi nëna dhe vëllai i tij u gjetën të vdekur më parë në një pellg të Kanberrës.
Sipas raporteve të fundit, oficerët po kërkonin që nga e shtuna për Pranav Vivekanandan në ujin e pellgut Yerrabi dhe shkurret përreth në Gungahlin në veri të Kanberrës.
Ata gjetën trupat e nënës dhe vëllait të Pranav të shtunën. Oficerët gjetën trupat e tyre pasi një qytetar i pa në ujë. Hetuesit më vonë gjetën një automjet nga një parking aty pranë.
“Mjerisht, djali tetë vjeçar të cilin e kemi raportuar si të zhdukur dje, është gjetur i vdekur në pellgun Yerrabi,” u tha nga një deklaratë zyrtare të lëshuar nga policia, transmeton Fol Drejt.
Policia tha se hetimet për vdekjet janë duke ndodhur, por nuk besonin se ndonjë palë tjetër ishte e përfshirë./FolDrejt/