Dy persona kanë raportuar se dy vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tyre.
Raportimi është bërë dje, rreth orës 11:20, në Podujevë, ndërkaq, rreth orës 23:30 të datës së njëjtë, policia ka arritur t’i gjejë ato, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit policor, bëhet e ditur se viktimat janë gjetur në një kafiteri në Prishtinë së bashku me dy të dyshuar, njëri prej tyre i mitur.
Viktimat janë kthyer në shtëpi, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/