Tre persona u arrestuan nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës.
Tasti u raportua në fshatin Kerstovc, gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:10, përcjell Fol Drejt.
“Është raportuar për një rrahje në mes tre të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime ka pësuar njëri nga të dyshuarit si dhe një person/viktimë e rastit mashkull kosovar. Tre të dyshuarit janë arrestuar si dhe pushka e gjuetisë pa fishekë është konfiskuar”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Më vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/