Tre persona kanë përfunduar në pranga nën dyshimet për rrahje mes tyre, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Istog, mesditën e djeshme, afërsisht rreth orës 12:44.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se arrestimi i të dyshuarve është bërë pasi që dy prej tyre fillimisht në rrugë për shkak të një mosmarrëveshje ishin rrahur me vete.
Më pas te shtëpia e tyre kishte shkuar edhe i dyshuari i tretë, së bashku me viktimën mashkull kosovar dhe kishte ndodh rrahja në mes tyre.
Si pasojë e rrahjes lëndime trupore ka pësuar njëri prej të dyshuarve dhe viktima të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, i dyshuari mbetet në spital për tretman të mëtejmë mjekësor.
Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.