Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë pas dyshimeve për rrahje mes veti.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 16:30, në Malishevë, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, si pasojë e përleshjes, dy të dyshuarit kanë marrë lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor.
Pas tretmanit që kanë marrë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/