Një 83-vjeçare ka ndërruar jetë në fshatin Kopernicë të Kamenicës.
Siç njofton Policia e Kosovës, rasti tragjik ka ndodhur rreth orës 08:35, transmeton Fol Drejt.
Vdekja e 83-vjeçares ka ardhur si pasojë e rrëzimit aksidental nga ballkoni i shtëpisë së saj, i cili ka qenë pa mbrojtëse duke pësuar lëndime vdekjeprurës.
Vdekjen e viktimës tetëdhjetë e tre (83) vjeçare në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Njësitet policore relevante dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ,,Vdekje aksidentale’’ dhe trupi i pajetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./FolDrejt/