Një 74-vjeçar ka ndërruar jetë në QKUK pas një aksidenti me traktor.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i rajonit policor të Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili për klankosova.tv, ka thënë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vushtrri, transmeton Fol Drejt.
Zahiti ka thënë se fillimisht i aksidentuari ishte dërguar në QKUK, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
““Rreth orës 17:00 është raportuar se si pasojë e rrokullisjes së traktorit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull 74 vjeç. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve në QKUK Prishtinë. Bazuar në informatat fillestare bëhet e ditur se ngjarje ka ndodhur në fshatin Bivolak të Vushtrrisë, derisa viktima ishte duke punuar me traktor” – ka thënë Zahiti./FolDrejt/