Një foshnjë vdiq tragjikisht pasi një fëmijë tjetër u ngjit në krevatin e tij dhe e zuri gjumi mbi të.
Noah McCarthy- Bowerman ishte vetëm 4-muajsh kur një tjetër vogëlush ishte shtrirë mbi të.
Mamaja Courtney Bowerman, 25 vjeç, u zgjua rreth orës 7 të mëngjesit dhe gjeti fëmijën rreth 10 vjeç të shtrirë mbi foshnjën.
Nëna e tmerruar pa se foshnja ishte e pavetëdijshme.
Mjeku i Cornwall, Andrew Cox zbuloi se vdekja ishte aksidentale pas ekzaminimeve, shkruan The sun.
Mamaja Courtney tregoi se ajo e ushqeu Noah pasi ai u zgjua duke qarë në orën 03:04 të mëngjesit dhe e vendosi përsëri në krevatin e tij.
Në orën 7 të mëngjesit ajo u zgjua dhe pa që foshnja nuk reagonte.
Courtney tha se 10-vjeçari ishte ngjitur në krevatin e Noah, por nuk e dinte se sa kohë kishte qëndruar atje.
Mjeku ligjor tha se kjo ishte një ngjarje tragjike dhe se fëmija 10 vjeçar nuk duhet të qortojë veten për këtë tragjedi./abcnews.al/