Bankat në Liban janë mbyllur sërish për shkak të sulmeve dhe ndërhyrjeve të depozituesve, llogaritë e të cilëve janë bllokuar.
Shoqata e Bankave të Libanit lëshoi një deklaratë pas disa rasteve të ndërhyrjes nga depozituesit në filiale të bankave në pjesë të ndryshme të vendit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Mësohet se bankat do të qëndrojnë të mbyllura edhe ditën e premte, më 7 tetor, për shkak të rritjes së numrit të sulmeve dhe kundërvajtjeve ndaj bankave në ditët e fundit.
Bankat u mbyllën më parë nga 16 deri më 26 shtatori pas sulmeve të depozituesve, depozitat e të cilëve u ngrinë në Liban, i cili po përballet me një krizë të thellë ekonomike.
Deputetja e pavarur Cinthia Zarazir sulmoi një bankë më 5 tetor për të tërhequr para nga llogaria e saj, e cila ishte ngrirë për tre vjet.
Të gjitha llogaritë e depozitave në valutë të huaj janë ngrirë që nga viti 2019 për të parandaluar shterimin e rezervave devizore të Libanit./FolDrejt/