Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar pranë Kievit të mërkurën mbrëma, pavarësisht se një ditë më parë u njoftua se forcat ruse po tërhiqeshin.
CNN njofton se një ekip i tyre nga terreni që ndodhen pranë Irpinit, dëgjuan bombardime të vazhdueshme.
Po ashtu, raportohet se sisteme të shumta të lëshimit të raketave u dëgjuan gjithashtu me ndërprerje pranë pikës së fundit të kontrollit midis Kievit dhe Irpinit. Ka pasur edhe të shtëna me armë të vogla.