Sipas policisë, rasti i një viktime të vetaksidentit në Gjilan, është duke u hetuar, transmeton Fol Drejt.
“Gjilan 04.09.2022-17:30. Viktima mashkull kosovar dyshohet se si pasojë e një vetaksidenti kishte pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë” – thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh.
Po ashtu, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti, sipas policisë, është duke u hetuar./FolDrejt/