Një rast i zjarvënies është raportuar pas mesantës së djeshme, në Bresje të Fushë Kosovës.
Raportohet se në rrethana deri më tani të panjohura është përfshirë nga zjarri një grumbull mbeturinash në afërsi të Albi Marketit e më pas zjarri ka kapluar edhe marketin, transmeton Fol Drejt.
Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri është lokalizuar, vlera e dëmit nuk dihet.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/