Partia Konservatore e ish-kryeministrit të vrarë Shinzo Abe ka fituar zgjedhjet në Japoni me rezultat historik, dy ditë pas vrasjes së tij.
Rezultati befasues duket se është ndikuar nga atentati që iu bë Abe, teksa ishte duke mbajtur një fjalim elektoral në kuadër të zgjedhjeve që u zhvilluan sot.
Numërimi paraprak i votave tregoi se Partia Liberale Demokratike qeverisëse është në rrugën e duhur për të siguruar një koalicion prej të paktën 143 vendeve në dhomën e sipërme prej 248 anëtarësh./abcnews.al/