Detaje të reja kanë dal nga ngjarja tragjike si pasojë e së cilës nga policia i vra një 23 vjeçar nga Kosova, pasi e kishte mbytur me sëpatë një grua 27 vjeçare nga Ukraina.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës në Lichtenberg të Berlinit.
Kjo i ka tronditur banorët e ndërtesës ku ka ndodhur krimi.
Mediat gjermane raportojnë se i dyshuari brenda ndërtesës i kishte goditur së paku tetë dyer duke lënë në to edhe gjurmë të gjakut.
Bëhet e ditur se kosovari me sëpatën e përgjakur i ka thyer edhe ngrohëset duke e dëmtuar sistemin e ujit brenda ndërtesës.
Gazeta gjermane Bild në shkrimin e ditës së sotëm shkruan:
“A ishte akti i një të çmenduri të dehur nga droga dhe alkooli?”, përcjell Klankosova.tv.
Tutje në gazetë shkruan se në momentin e arritjes së policisë, i dyshuari u gjet duke e goditur viktimën me sëpatë, andaj zyrtarët policorë u detyruan që ta përdorin armën e zjarrit.
Ndërkaq Berliner-Kurier, në artikullin e djeshëm shkruan se ukaniasja 27-vjeçare kishte punuar si prostitutë dhe se lidhjet e kosovarit dhe të ukrainases janë biznesore.
Sipas hetuesve 23 vjeçari nga Kosova mund të ketë qenë tutor i saj.
Ndër të tjerat përmendet se të dy viktimat mund të kishin qenë nën ndikimin e drogës.