Sipas policisë, një person është raportuar i zhdukur, pasi familjarët e tij kanë thënë se i kanë humbur kontaktet, pasi ai udhëtoi për në Gjermani, shkruan Fol Drejt.
Një person në fshatin Lubizhdë të Prizrenit ka raportuar në polici se prej datës 10.07.2023 i ka shkëputur lidhjet me vëllanë e tij, i cili ka shkuar për punë të përkohshme në Gjermani.
Bëhet e ditur se për këtë rast shokët e viktimës e kanë raportuar te autoritetet gjermane dhe ende nuk ka ndonjë informatë rreth tij.