Një 25-vjeçar në Fier është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për mashtrim.
Në pranga mësohet se ka rënë A. A., 25 vjeç, banues në Tërbuf, Divjakë. Ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe paraqitjes së fakteve të rreme, shumën 4.500.000 lekë, pasi u ka shitur personave të ndryshëm, një automjet tip “Volksëagen”. Ky person ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe paraqitjes së fakteve të rreme, shumën 4.500.000 lekë, pasi u ka shitur personave të ndryshëm, një automjet tip “Volksëagen”.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Transfer”, i zhvilluar nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik e Financiar.
Përvetësoi shuma të konsiderueshme parash, nga shitja e automjetit te persona të ndryshëm, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 25-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, pas kallëzimit të marrë për një rast të mashtrimit me shitjen e një automjeti, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transfer”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasi A. A., 25 vjeç, banues në Tërbuf, Divjakë.
Ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe paraqitjes së fakteve të rreme, shumën 4.500.000 lekë, pasi u ka shitur personave të ndryshëm, një automjet tip “Volksëagen”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al/