Administrata Trump konfirmoi sot një rritje prej 3,5% të ekonomisë amerikane në tremujorin e tretë ndonëse konsumi i ekonomisë familjare, që tradicionalisht është motori i rritjes ekonomike, ka regjistruar rënie.
“Me këtë vlerësim të dytë, peizazhi i përgjithshëm i rritjes ekonomike qëndron i pandryshuar”, komentoi departamenti i Tregtisë.
Megjithatë, këto të dhëna konfirmojnë një ngadalësim të ekonomisë në raport me tremujorin e mëparshëm, që kishte arritur nivelin më të lartë të rritjes ekonomike në katër vite, ose 4,2%.