Shtetet e Bashkuara i kërkuan Turqisë që të transferojë sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 që ajo bleu në Rusi te trupat ukrainase dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, nga ana e tij, tha se S-400 ishte pronë e tyre dhe se çështja ishte mbyllur.
Pas refuzimit të Turqisë për t’i dorëzuar Ukrainës sistemet ruse kundërajrore S-400, Uashingtoni po i bën presion Athinës për t’ia dorëzuar S-300 Kievit.
Më herët, përfaqësuesi zyrtar i qeverisë greke, Yannis Ikonomu, tha se Athina nuk do të dërgojë sisteme ruse të mbrojtjes raketore S-300 ose ndonjë armë tjetër në Ukrainë përpara se ato armë mbrojtëse të dërgoheshin./FolDrejt/