Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i Republikës së Çeçenisë, ka akuzuar Forcat e Armatosura të Ukrainës për sulme në rajonet ruse dhe ka shprehur pakënaqësinë e tij me “përgjigjet e dobëta” të Rusisë, shkruan Ukrainska Pravda, përcjell Fol Drejt.
Kreu i Çeçenisë i kontrolluar nga Kremlini ka përsëritur disa herë se ajo që po ndodh nuk është një operacion special ushtarak i Putinit, por një luftë. Sipas Kadyrov, kjo luftë është “midis ortodoksëve, myslimanëve dhe satanistëve”.
Kadyrov:”Më parë, ne thamë se po kryenim një operacion të posaçëm ushtarak në territorin e Ukrainës, por lufta është tashmë në territoret tona… Jam shumë i pakënaqur me këtë… Ne kemi shpallur tashmë ligjin ushtarak në territoret e pushtuara… Por ata (ukrainasit) nuk hezitojnë, ata qëllojnë…
Mendoj se përgjigja jonë është e dobët. Nëse një predhë bie në anën tonë, në rajonin tonë, ne duhet t’i fshijmë qytetet nga faqja e dheut në mënyrë që horizonti i largët të jetë i dukshëm. Për t’i bërë ata të kuptojnë se nuk mund të mendojnë as të sulmojnë anën tonë.” /FolDrejt/