Udhëheqësi i formacionit paraushtarak rus Wagner Yevgeny Prigozhin tha sot se trupat e tij, siç ishte premtuar, kanë pushtuar të gjithë territorin e Bakhmutit dhe se brenda javës së ardhshme do të largohen nga zona e konfliktit në atë zonë.
“Ne pushtuam të gjithë territorin e Bakhmutit, siç premtuam, deri në centimetrin e fundit, sot nuk pushtuam asgjë”, tha Prigozhin në një mesazh audio në Telegram.
Ai tha se do t’ia dorëzonte territorin e Bakhmut Ministrisë ruse të Mbrojtjes, raportoi Reuters./FolDrejt/