Kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko, njoftoi se forcat ruse kryen sulme me raketa në lagjet Dniprovsko dhe Darnitsky të qytetit.
Në postimin e tij në Telegram, Klitschko deklaroi se infrastrukturat në rajonet Dniprovsko dhe Darnitsky janë bombarduar nga forcat ruse, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Nuk ka ende viktima për shkak të sulmeve me raketa në objektet e infrastrukturës. Një person i plagosur është shtruar në spital”, tha kryebashkiaku i Kievit.
Hyrjet e pikave të sulmuara janë mbyllur nga forcat e sigurisë ukrainase./FolDrejt/