Mesazhi i liderit të Koresë së Veriut shpreh solidaritet të fortë me qëllimin e popullit rus për të zhdukur kërcënimin politik dhe ushtarak dhe shantazhin e forcave armike dhe për të mbrojtur dinjitetin, paqen dhe sigurinë e vendit.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un shprehu në urimin e tij për presidentin rus Vladimir Putin me rastin e Ditës së Fitores “solidaritetin e fortë” të vendit të tij me Rusinë, raporton Yonhap, duke iu referuar mediave koreano-veriore.
Kim e uroi Putinin për përvjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, transmeton Fol Drejt.