“Koreja e Veriut do të frenojë dhe pengojë në mënyrë parandaluese dhe tërësisht të gjitha përpjekjet e rrezikshme dhe lëvizjet kërcënuese, duke përfshirë përshkallëzimin e kërcënimeve bërthamore nga forcat armike, nëse është e nevojshme”, u tha Kim zyrtarëve ushtarakë.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un përsëriti synimin e tij për të përdorur armët bërthamore në mënyrë parandaluese nëse siguria e vendit të tij rrezikohet nga ato që ai i quajti “forcat armike”.
Ndërsa lavdëronte zyrtarët e lartë ushtarakë që drejtuan një paradë të madhe ushtarake në Phenian në fillim të kësaj jave, Kim i tha agjencisë së lajmeve të Koresë së Veriut KCNA se donte të vazhdonte zhvillimin e armëve bërthamore./FolDrejt/