Kryetari i Parisit Anne Hidalgo tha se ajo kundërshton praninë e atletëve rusë në Lojërat Olimpike 2024 për sa kohë që ka një luftë në Ukrainë.
Këtë e kanë bërë të ditur bashkëpunëtorët e saj pas një interviste për France Info, përcjell Fol Drejt.
Hidalgo tha në fund të janarit se ishte në favor të pjesëmarrjes së atletëve rusë nën një flamur neutral në Lojërat e Parisit 2024.
Më pas ajo deklaroi se sportistët nuk duhet të privohen nga konkurrenca, që është një kompromis, të cilin tani e konsideron “të pahijshëm”./FolDrejt/